Site icon Telegrafi

Presidenti Thaçi u ofron ndihmë Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë për menaxhimin e zjarreve

Kosovo's foreign minister and former premier Hashim Thaci speaks during an interview with AFP in Pristina on February 3, 2016. Thaci told AFP he received a death threat purportedly from the leader of the Islamic State organisation over his opposition to the extremist group. / AFP / ARMEND NIMANI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, kanë shprehur gatishmërinë që të dërgojnë trupat nga Emergjenca Civile e FSK-në në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci, për t’u ofruar mbështetje në menaxhimin e zjarreve që kanë përfshirë tash e disa ditë këto shtete.

Burime të Telegrafit tregojnë se presidenti Thaçi tashmë u ka ofruar ndihmën e FSK-së këtyre shteteve, përmes përfaqësive të tyre në Prishtinë.

Edhe gjenerali Rama, sipas këtij burimi, është shprehur i gatshëm të dërgojë trupat e FSK-së në këto shtete, të cilat janë të përgatitura për fatkeqësi natyrore.

Telegrafi ka kontaktuar me kabinetin e presidentit Thaçi, por zyra e informimit e Presidencës as nuk ka pohuar dhe as mohuar, mirëpo kanë thënë se do të japin informacione gjatë ditës për këtë çështje. /Telegrafi/

Exit mobile version