Site icon Telegrafi

Presidenti Thaçi takon përfaqësuesit e partive politike

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka ftuar sot në takim përfaqësuesit e partive politike për të biseduar për reformën zgjedhore.

Takimi i thirrur nga Thaçi, për opozitën konsiderohet jo i sinqertë, të cilët kanë vendosur sërish të mos i përgjigjen.

Sipas tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, e vetmja mundësi kur opozita do të ulet në tryezë me presidentin për të biseduar për këtë çështje, është pas caktimit të datës së zgjedhjeve.

Ditë më parë Thaçi kishte thirrur edhe një takim të tillë, por as në atë takim nuk ka shkuar opozita.

Exit mobile version