Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar sot edhe kryeministrin e Andorrës, Antoni Marti.
Kreu i shtetit e falënderoi kryeministrin Marti për mbështetjen e vazhdueshme të Andorrës në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës.
Ai tha se Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe shtoi se e mirëpret përkrahjen e vazhdueshme, dhe të parezervë të Andorrës ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare. /Telegrafi/