Telegrafi

Presidenti Thaçi takoi delegacionet e Francës, Egjiptit, Kanadasë dhe Letonisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar edhe delegacionet e Francës, Egjiptit, Kanadasë dhe Letonisë.

Në takimet e ndara me delegacionet shtetërore të këtyre vendeve, presidenti Thaçi i falënderoi për pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit dhe për përkrahjen e deritashme që i kanë dhënë Kosovës.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova me ndihmën e shteteve mike i ka treguar botës se ka arritur pjekurinë e një demokracie evropiane në tetë vite të funksionimit si shtet demokratik.

Gjatë ditës së sotme, presidenti Thaçi ka mbajtur takime bilaterale edhe me delegacione të tjera të shteteve të përfaqësuara në ceremoninë e inaugurimit të sotëm.