E plotësuar: Presidenti në ardhje Hashim Thaçi bëri betimin para deputetëve të Kuvendit. Ai në fjalimin e tij të parë si president, tha se tërë fuqinë e tij do t’ia kushtojë ruajtjes së pavarësisë dhe integritet territorial të Kosovës.
Me intonimin e himnit të shtetit dhe nënshkrimin formal, Thaçi mori detyrën e presidentit të vendit.
E plotësuar: Pak minuta para nisjes së seancës solemne ku do të betohet Hashim Thaçi për president kanë mbërritur shumë nga personalitet e njohura në vend.
Deri tash kanë mbërritur ish-presidenti Fatmir Sejdiu, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, rektori i ri i UP-së, Marian Demaj, ish-kryeparlamentari Nexhat Daci, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, klerikët fetarë, ambasadori amerikan në Prishtinë, ambasadorët e Francës, Britanisë, etj.
E plotësuar: Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të japë sot betimin para Kuvendit të Kosovës. Seanca solemne është thirrur të mbahet në orën 11:00.
Kjo seancë pritet të bojkotohet nga tri partitë opozitare.
Thaçi do ta pasojë në postin e shefit të shtetit presidenten, Atifete Jahjaga.
Telegrafi në bashkëpunim me RTV Dukagjinin betimin e presidentit Thaçi do ta sjellin në kohë reale. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=iJX8X7RmiaE