Telegrafi

Presidenti Thaçi sonte në RTV Dukagjini flet për Liberalizimin e vizave, Ushtrinë e Kosovës dhe procese të tjera (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është rikthyer pas 18 muajsh në studiot e RTV Dukagjinit.

Sonte në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, përballet me analistët Arben Ahmeti dhe Fidan Rama.

Presidenti ka thënë se “Po të ishte votuar në vitin 2015 demarkacioni sot do të ishin liberalizuar vizat, po të ishte votuar për ushtrinë në vitin 2014, sot do ta kishim ushtrinë në partneritet për paqe”.

“Mos harro, jam kryeministri i parë dhe i vetmi, që deri më tani jam zgjedhur kryeministër duke fituar zgjedhjet”, ka thënë presidenti gjatë debatit.

Emisionin “Debat Plus” me presidentin Thaçi mund ta ndiqni sonte nga ora 20:30 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/