Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadorin e Kanadasë në Kroaci (jo rezident për Kosovën), Daniel Maksymiuk.
Presidenti i shprehu mirëseardhje ambasadorit kanadez dhe njëkohësisht e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Kanada i ofron Kosovës.
Ambasadori e uroi presidentin për konstituimin e institucioneve të reja.
Presidenti u shpreh se politika në Kosovë ka treguar maturi dhe se institucionet e reja do të vazhdojnë rrugën e reformave drejt integrimit euro-atlantik të vendit. /Telegrafi/