Telegrafi

Presidenti Thaçi: Po vijnë ditë më të mira për sportin e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar Sigal Prishtinën pasi u shpall kampion i Ligës Ballkanike për të dytin vit radhazi.

“Bardhekaltrit e Prishtinës arritën të mbrojnë titullin e kampionit në Ligën Ballkanike të basketbollit”.

“Jam i bindur se po vijnë ditë më të mira për sportin e Kosovës”.

“Urime KB Sigal Prishtinës dhe Plisave! HTH (Foto nga arkivi: KB Sigal Prishtina)”, shkruan në postimin e presidentit.

Ndryshe, Sigal Prishtina sërish është shpallur kampion i Ligës Ballkanike duke e mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar. Megjithëse kryeqytetasit pësuan humbje në takimin e dytë ndaj Mornarit (75-68), ata ngritën trofeun falë fitores nga ndeshja e parë (82-68). /Telegrafi/