Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar të mërkurën dëshmorin Mujë Krasniqi në 18 vjetorin e rënies së tij.
Thaçi shkruan se Mujë Krasniqi ka qenë ndër fytyrat e para të UÇK-së dhe ishte frymëzim i ushtarëve për të luftuar dhe vazhduar rezistencën për çlirimin e Kosovës.
Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:
“Mujë Krasniqi, duke qenë ndër fytyrat e para të UÇK-së, u bë frymëzues i ushtarëve për të luftuar dhe vazhduar rezistencën për çlirimin e Kosovës.
18 vjet më pas, sakrifica, veprat e tij dhe të bashkëluftëtareve, janë dëshmi e atdhedashurisë dhe frymëzim për gjeneratat e ardhshme.
Është përgjegjësi e jona si institucione dhe qytetarë që të kujdesemi edhe më shumë për vlerat, për të cilat ata janë flijuar”. /Telegrafi/