Telegrafi

Presidenti Thaçi përgatit çaj sipas kulturës japoneze

President i Kosovës Hashim Thaçi, po qëndron në Japoni, vizitë kjo që shënon edhe 10 vjetorin e lidhjes diplomatike në mes Kosovës dhe Japonisë.

Pas takimeve me zyrtarë të këtij shteti, Thaçi po njihet nga afër edhe me kulturën dhe traditën e këtij vendi ku është njoftuar edhe me traditën japoneze të përgatitjes së çajit.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se kultura e përgatitjes së çajit në Japoni është unike në botë.

“Kultura e përgatitjes së çajit në Japoni është unike në botë. Një ceremoni të përgatitjes së çajit, sipas traditës, e udhëhoqa edhe vetë, në nderim të mikëpritjes dhe shijimit të natyrës”, ka shkruar ai./Telegrafi/