Telegrafi

Presidenti Thaçi, për përfshirjen e vëllait të tij në rrahje: Ftoj organet ta trajtojnë rastin sipas ligjit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas konfirmimit nga Prokuroria se vëllai presidentit, Gani Thaçi po hetohet për përfshirje në një përleshje në mjediset e Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Presidenti Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “asnjëherë nuk do ta arsyetoj asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky [vëllai i tij]”. Ai ka kërkuar nga organet e rendit që të veprojnë në përputhje me ligjin.

Lexo po ashtu Prokuroria: Gani Thaçi është i dyshuar për përleshjen

Postimi i plotë i Thaçit:

“Jam njoftuar për përfshirjen e vëllait tim në një përleshje sporadike fizike. Asnjëherë nuk do ta arsyetoj asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky. Të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd. Përkundrazi. Përgjegjësia është individuale. I ftoj organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin. Vetëm kështu ndërtojmë shtet ligjor, në të cilin të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe drejtësisë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Vëllai i presidentit Thaçi i përfshirë në një përleshje fizike në Prishtinë