Site icon Telegrafi

Presidenti Thaçi, ngushëllon familjen Bejta

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e veprimtarit të njohur dhe veteranit të UÇK – së, Rifat Bejta.

Thaçi në një postim të tij në Facebook ka shkruar se me pikëllim mori lajmin për vdekjen e ciceronit të parë të kompleksit “Adem Jashari”, Rifat Bejta.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të njohur dhe veteranit të UÇK – së, Rifat Bejta. Familjes së tij i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version