Presidenti i sapozgjedhur, Hashim Thaçi këto momente është duke zhvilluar një takim me lidershipin e Partisë Demokratike të Kosovës, në njërin prej lokaleve në qendër të Prishtinës.
Pjesë e këtij takimi është edhe kryetari i Kuvendit, njëherësh zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, raporton “Zeri.info”
Ndërsa prej PDK-së, aty është parë të kenë qenë; Adem Grabovci, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuqi.
Ndërkohë, Thaçi, presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, ka deklaruar para disa ditëve se do të dalë me ftesë për takim edhe për subjektet opozitare, për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend, posa ta japë betimin e presidentit.
“Do t’i marr gjërat pak më shtruar. Do të arrijmë të lëvizim përpara bashkërisht për shkak se është agjenda shtetërore që na bashkon, më shumë se interesat periferike. Tashmë është kuptuar se opozita duhet të ketë një qasje më ndryshe. Ftesa ime për dialog në mes partive politike do të jetë pas betimit për president”. Do të diskutojmë me ta për mundësinë e bashkëpunimit, për çështjet që na bashkojnë. Çështje që na bashkojnë, ka më shumë se çështje që na ndajnë. Unë do të jem në shërbim të të gjithë spektrit politik”, ka deklaruar Thaçi.