Telegrafi

Presidenti Thaçi nderon Haxhi Krasniqin me Medaljen Presidenciale të Meritave

Kampioni botës në peshat gjysmë të rënda në IBO dhe WBA, Haxhi Krasniqi është pritur sot në një takim nga Presidenti Hashim Thaçi.

I pari i vendit ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka nderuar Robinin me medalje presidenciale.

Pas triumfit të arritur pak ditë më parë në përballjen ndaj Dominic Boesel me nokaut, boksieri shqiptar është dekoruar për këtë të arritur të madhe.

“Kampionin botëror të boksit, Haxhi Krasniqin, e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për promovimin e Kosovës 🇽🇰 në arenën ndërkombëtare dhe për sukseset në sport”.

“E falënderoj për emocionet e papërshkrueshme që na ka dhuruar në çdo ndeshje boksi. Haxhiu është krenari e pafund për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në rrjetin social. /Telegrafi/