Telegrafi

Presidenti Thaçi ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Izet Demaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”.

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje.

Lexo po ashtu Edhe një polic i vrarë gjatë përleshjes me armë zjarri në Istog (Video)

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në nenin 84(28) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, gjithashtu në nenin 6 të Ligjit nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave dhe në Rregulloren (P) nr. 04/2016, për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin ‘Hero i Kosovës'”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Familja e policit të ndjerë Izet Demaj falënderon donatorët dhe kërkon ndërprerjen e aksioneve për grumbullimin e mjeteve financiare

Vendimi, certifikata dhe urdhri “Hero i Kosovës” do t’i dorëzohen familjes Demaj. /Telegrafi/