Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se është liruar nga spitali, pas operacionit që ka pasur sot.
Thaçi ka thënë se është mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional, transmeton Telegrafi.
“Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/