Valon Hamdiu edhe zyrtarisht ka marrë shtetësinë e Kosovës, pasi sot i është dhënë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Talenti shqiptar që luan te skuadra nga Zvicra, Winterthur, është me shtetësi helvetike, por sot ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës, e që ka bërë të ditur se dëshiron ta veshë fanellën e Përfaqësueses tonë në futboll.
Hamdiu kishte zgjuar interesim edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia, mirëpo vendosi që të vije dhe ta prezantojë Kosovës në arenën ndërkombëtare në futboll.
Pas dekretit, pritet që përfaqësuesja U21 e Kosovës ta ftojë për herë të parë në grumbullim qendërmbrojtësin e Winterthur.
“Jam i lumtur dhe krenar që kam mundësia të bashkohem me Kosovën. I falënderohem presidentit dhe Federatës për këtë mundësi” ka thënë Hamdiu. /Telegrafi/