Telegrafi

Presidenti Thaçi: Jam i prekur thellë nga vrasja e 14 vjeçarit nga Karaçeva

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar për vrasjen të miturit 14 vjeçar nga babi i tij në Karaçevë të Kamenicës.

Përmes një postimi në Facebook, është shprehur thellë i prekur, duke thënë se “dhuna në familje është e patolerueshme, në kundërshtim me vlerat që kemi krijuar si shoqëri dhe kundër traditës sonë”.

Lexo po ashtu Babai që vrau të birin 14 vjeçar në Karaçevë, para disa viteve kishte dhunuar një të mitur

Ai poashtu ka shtuar se ky rast i rëndë, duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve.

“Familja gjithmonë ka qenë e shenjtë dhe e tillë duhet të mbetet, të kultivohet dhe ruhet nga të gjithë”, ka thënë Thaçi.

“Ky rast i rëndë, duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve, për të punuar më shumë dhe më vendosmërisht për të parandaluar çdo formë të dhunës në familje”, ka shkruar Presidenti. /Telegrafi/