Telegrafi

Presidenti Thaçi intervenon në infrastrukturën sportive

Pas pranimit në UEFA, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka thënë sot kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, se do të intervenohet në infrastrukturën sportive.

Krejt kjo, në mënyrë që stadiumet të jenë të gatshme për gara ndërkombëtare.

Kosova më 3 maj është bërë anëtari i 55-të i UEFA-s, kurse më 13 maj e pret vendimin për pranim në FIFA.

Thaçi, beson se përfaqësuesja e Kosovës do të jetë e denjë në arenën ndërkombëtare, transmeton KP.