Telegrafi

Presidenti Thaçi e quan akt barbar sulmin ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit

epa05061510 Kosovo's Deputy Prime Minister and Foreign Minister Hashim Thaci and Hungarian Minister of Foreign Affairs and Trade Peter Szijjarto (unseen) hold a joint news conference after signing an agreement of bilateral economic cooperation in the Ministry of Foreign Affairs and Trade in Budapest, Hungary, 09 December 2015. EPA/LAJOS SOOS HUNGARY OUT

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, për sulmin ndaj Vitore Stavilecit, gruas së zëdhënësit të PDK-së, Blerand Stavileci, duke e cilësuar akt qyqar dhe të ulët.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur keqardhje për sulmin ndaj zonjës Stavileci dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që sa më parë të gjejnë sulmuesit.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Shpreh keqardhje për sulmin e ulët dhe qyqar ndaj zonjës Stavileci, bashkëshortes së ministrit Bleran Stavileci.

Ky akt barbar nuk e shqetëson vetëm familjen Stavileci, por gjithë qytetarët tanë.

Nga organet përkatëse kërkojmë që sulmuesit e dhunshëm sa më parë të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/