Presidenti i vendit Hashim Thaçi, për sulmin ndaj Vitore Stavilecit, gruas së zëdhënësit të PDK-së, Blerand Stavileci, duke e cilësuar akt qyqar dhe të ulët.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur keqardhje për sulmin ndaj zonjës Stavileci dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që sa më parë të gjejnë sulmuesit.
Postimi i plotë i Thaçit:
“Shpreh keqardhje për sulmin e ulët dhe qyqar ndaj zonjës Stavileci, bashkëshortes së ministrit Bleran Stavileci.
Ky akt barbar nuk e shqetëson vetëm familjen Stavileci, por gjithë qytetarët tanë.
Nga organet përkatëse kërkojmë që sulmuesit e dhunshëm sa më parë të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/