Telegrafi

Presidenti Thaçi dhe kryetari i Prishtinës ftohen bashkë në Panama

epa05155244 Kosovo's Foreign Minister Hashim Thaci reacts during a joint press conference with Austrian Foreign Minister Sebastian Kurz, in Pristina, Kosovo, 11 February 2016. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Për inaugurimin e kanalit të Panamasë, më 26 qershor, autoritetet panameze i kanë ftuar edhe Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Ndonëse e rastësishme, për shkak se në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për ekonominë e Panamasë dhe tërë Amerikën Latine, Telegrafi mëson se janë ftuar vetëm presidentët e shteteve bashkë me kryetarët e kryeqyteteve të tyre, ende nuk dihet nëse presidenti Thaçi dhe kryetari Ahmeti nuk dihet nëse do të shkojnë apo nëse do të udhëtojnë së bashku.

Telegrafi mëson se në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë mbi 20 presidentë shtetesh dhe po kaq kryetarë të kryeqyteteve. /Telegrafi/