Site icon Telegrafi

Presidenti Thaçi dhe ish-presidenti Sejdiu flasin për sfidat që e presin Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ish-presidentin Fatmir Sejdiu, me të cilin ka diskutuar për procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe për çështje tjera me interes për shtetin tonë.

Sipas njoftimit nga Presidenca, ish-presidenti Sejdiu e ka uruar presidentin Thaçi për detyrën e re, derisa presidenti Thaçi e ka falënderuar atë për punën që ka bërë në mandatin e tij si president në të kaluarën, transmeton Telegrafi.

Presidenti Thaçi dhe ish-presidenti Sejdiu diskutuan edhe për reformat demokratike dhe sfidat e institucioneve si bartëse në rrugën e integrimit evropian, ku u shtrua edhe nevoja e forcimit të unitetit politik dhe qytetar.

Gjithashtu, pjesë e diskutimit të tyre ishte edhe roli i presidencës në politikën e jashtme dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. /telegrafi/

Exit mobile version