Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmetin, i cili i ka dorëzuar presidentit raportin vjetor të punës së BQK-së për vitin 2017.
Presidenti Thaçi e ka përgëzuar Guvernatorin Mehmeti dhe gjithë stafin e BQK-së për punën që janë duke e bërë në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe në mbështetjen e politikave të përgjithshme ekonomike të Qeverisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, Guvernatori i, Fehmi Mehmeti, e ka falënderuar presidentin Thaçi për mbështetjen që i ka dhënë BQK-së, duke e informuar atë për punën e deritashme dhe prioritet për vitet e ardhshme.
Presidenti Thaçi ka thënë se Banka Qendrore duhet të vazhdojë punën e saj, bazuar në parimet e ekonomisë së tregut të hapur dhe konkurrencës së lirë. /Telegrafi/