Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin e Konsullatës turke në Prizren.
“E dënoj ashpër sulmin kundër Konsullatës turke në Prizren”, është shprehur Presidenti Thaçi, thuhet në një komunikatë.
Presidenti Thaçi gjithashtu ka lavdëruar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarve për këtë rast.
“I përgëzoj organet e rendit për reagim të shpejtë dhe të suksesshëm. Çështja tani është në duart e drejtësisë ”, ka përfunduar Presidenti Thaçi. /Telegrafi/