Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka pritur gjyqtarët dhe prokurorët nga pakicat, ku me këtë rast dekretoi 40 gjyqtarë dhe 13 prokurorë.
Mediat nuk janë lejuar ta përcjellin këtë ngjarje.
Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015.
Ndryshe, më 17 tetor ishte paraparë dekretimi i gjyqtarëve serbë që do të punonin në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, por që për shkak të mosardhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve kishte dështuar.
I pari i shtetit, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksadar Vuçiq kohë më parë janë marrë vesh që marrëveshja për drejtësinë të fillojë së zbatuari nga 17 tetori, ditën kur pritej të bëhej dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pas dështimit të dekretimit më 17 tetor, presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte akuzuar Serbinë dhe BE-në për moszbatim të Marrëveshjes së Gjyqësorit, të arritur gjatë bisedimeve në Bruksel. /Telegrafi/