Telegrafi

Presidenti Thaçi dekoron kompozitorët, Naim Gjoshin dhe Xhevdet Gashin

I pari i vendit nuk po ndalet së laruari personalitete të ndryshme shqiptare dhe ndërkombëtare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar dy kompozitorë të njohur shqiptarë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale teksa i ka ndarë çmimin “Mjeshtër i Merituar”, Naim Gjoshit dhe Xhevdet Gashit.

Në arsyetimin e tij, ai ka pohuar se dyshja ka kontribuar në kultivimin e këngës së mirëfilltë shqipe.

“Kompozitorët e njohur Naim Gjoshi dhe Xhevdet Gashi i dekorova me çmimin “Mjeshtër i Merituar” për kontributin e tyre të çmuar në kultivimin e këngës shqipe. Me punën e tyre ata e pasuruan jetën artistike dhe kulturore të popullit tonë”, ka shkruar Presidenti. /Telegrafi/