Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vazhduar edhe sot ndarjen e Medaljeve Presidenciale të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka dekoruar me këtë medalje deputeten Flora Brovina.
Statusi i plotë i Hashim Thaçit:
Me përkushtimin e një gruaje atdhetare dhe me angazhimin e pandalshëm të një humanisteje, Flora Brovina u kujdes gjithmonë për qytetarët dhe kontribuoi shumë në emancipimin e gruas shqiptare para dhe pas luftës.
Për kontributin e çmueshëm, sot deputeten Brovina e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Ajo do të shërbejë gjithmonë si shembull sesi duhet të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave. /Telegrafi/