Homazhe pranë arkivolit të zëvendësministrit Arian Dacit ka bërë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti ka ngushëlluar babanë e zëvendësministrit të ndjerë, akademik Nexhat Dacin.
Më pas, Thaçi është nënshkruar në librin e zisë.
“Kujtimi i mirë për Arianin do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi.
Arkivoli me trupin e pajetë të zëvendësministrit të ndjerë Ariand Daci, është vendosur në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku qytetarë të shumtë dhe udhëheqës institucionesh e personalitete të ndryshme publike po bëjnë homazhe.
Të pranishëm janë babai i Arianit, Nexhat Daci dhe familjarët e tjerë të tij.
Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbahet mbledhja komemorative nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa në ora 13:00 zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës – Lagjja Arbëria. /Telegrafi/