Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa ka thënë se do të japë dorëheqje më 13 korrik pas protestave që tronditën vendin sot ndërsa kryeministri vetëm ka bërë një paralajmërim rreth mundësisë për tu larguar nga pushteti.
Kryetari i parlamentit Mahinda Yapa Abeywardena thotë se ishte informuar nga presidenti për vendimin.
Kjo vjen pasi rezidenca zyrtare e Rajapaksa u sulmua më herët nga protestuesit që kërkonin dorëheqjen e tij pas muajsh trazirash për krizën ekonomike të Sri Lankës, raporton bbc.
Shtëpia private e kryeministrit Ranil Wickremesinghe u dogj më vonë nga protestuesit
Kryeministri deri më tani ka paralajmëruar vetëm se do të jep dorëheqje, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
Ndryshe, Sri Lanka është në mes të krizës së saj më të keqe financiare në shtatë dekada, pasi rezervat e saj valutore ranë në nivele rekord, me dollarët që po mbarojnë për të paguar importet thelbësore, përfshirë ushqimet, ilaçet dhe karburantin.
Qeveria kohët e fundit mori masa drastike për të përballuar krizën, duke përfshirë zbatimin e një jave pune katër-ditore për punonjësit e sektorit publik për t’u dhënë atyre kohë për të rritur të korrat e tyre. Megjithatë, masat po bëjnë pak për të lehtësuar betejat me të cilat përballen shumë në vend. /Telegrafi/