Site icon Telegrafi

Kelmendi: Presidenti të inkurajojë Qeverinë për mocion, ose LDK ta lërë Parlamentin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi ka reaguar ndaj zhvillimeve aktuale në skenën politike të Kosovës, në një kohë, që sipas tij, qeveria aktuale nuk i ka numrat për të qeverisur e as opozita për ta rrëzuar atë.

Kelmendi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se në këtë mes dhe në këto rrethana do të duhej të ndërhynte presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke inkurajuar qeverinë për mocion mosbesimi.

Ai ka theksuar se nëse një vullnet i tillë nuk do të ekzistonte nga ana e shefit të shtetit, atëherë LDK-ja do të duhej të linte parlamentin.

Më poshtë mund ta ndiqni reagimin e plotë të Kelmendit:

Presidenti të inkurajojë Qeverinë për mocion ose LDK ta lërë Parlamentin

Qeveria dhe numrat real të saj.

Qeverisë për të qenë ligjore dhe e fuqishme, me besueshmëri, i nevojiten t’i ketë 61 deputetë, nga 120 deputetë sa ka parlamenti.

Sipas prezantimeve politike Qeveria aktuale ka shumë më pak numra se sa i nevojiten për të shtyrë procese të thjeshta dhe të mëdha. Andaj duke e parë se tryezat nuk po e nxjerrin rezultate dhe as afat për zgjedhje të parakohshme, na mbeten vetëm dy mënyra të zgjedhjes së kësaj çështjeje;

1. Mocioni i mosbesimit të cilin mundë ta thërras opozita, edhe atëherë kur opozita i ka numrat e nevojshëm.

2. Kur Presidenti vëren se pozita nuk i ka numrat dhe në këtë rast inkurajon qeverinë të kërkoj mocionin e mirëbesimit.

Opozita tashmë e ka të qartë se nuk e ka paanshmërinë e presidentit i cili inicion ngritjen e mocionit nga nga vet qeveria, që verifikon se a e ka shumicën në parlament, dhe nga ky realitet shohim se kemi një qeveri vetqëndruese e cila po përdorë fuqinë politike të forcës dhe mosiniciativën e presidentit. Andaj nga kjo situatë rrjedhimisht partitë opozitare obligohen të veprojnë. Partitë opozitare, në këtë rast, së pari LDK-ja duhet të paraqesë platformën e mosprezencës në parlament deri ne momentin që pozita e vendos në rend të ditës mocionin e mosbesimit apo besimit qeverisës.

Dalja nga Parlamenti me këtë synim nuk paraqet dëm për asgjë, por paraqet vendosmëri politike me mesazh të qartë se nuk duhet të mbështetet Qeveria e cila nuk e ka plotfuqishmërinë e nxjerrjes së ligjeve dhe vendimeve.

Pas vendosjes se mocionit në votim atëherë opozita, me theks të veçantë LDK-ja, do duhej të kthehej në parlament. /Telegrafi/

 

Exit mobile version