Telegrafi

Presidenti Steven Zhang vendos strategjinë e transferimeve të Interit dhe takohet me trajnerin Conte

Presidenti i Interit, Steven Zhang thuhet se ka vendosur strategjinë e transferimeve të Interit për afatin kalimtar të verës dhe do të takohet me ekipin dhe trajnerin Antonio Conte sot (e premte).

Zhang është kthyer në Milano për herë të parë pas shtatë muajve dhe sipas La Gazzetta dello Sport, ai do të takojë sot ekipin dhe trajnerin Conte.

Dje (e enjte), Zhang kaloi tërë ditën në selinë e klubit dhe sipas raportit, ai diskutoi strategjinë e transferimeve për sezonin e ardhshëm me drejtorin Beppe Marotta.

Lexo po ashtu Presidenti Steven Zhang mbërrin në selinë e Interit, kinezin e pret një agjendë e ngjeshur

Pronarët e Suning Group nuk do ta lejojë Interin të bëjë blerje të shtrenjta nëse Marotta nuk merr para nga shitjet e mundshme.

Nerazzurrë nuk dëshirojnë të shesin lojtarë të mëdhenj dhe po planifikojnë të shesë vetëm ata që nuk janë të përshtatshëm për stilin e lojës së Contes ose që kanë pasur paraqitje zhgënjyese këtë sezon.

Nëse të gjithë emrat e mëdhenj qëndrojnë në Inter, klubi do të nënshkruajë lojtarë të rinj që mund të mësojnë dhe të lulëzojnë me ndihmën e atyre me përvojë.

Zhang do të takohet me Conten dhe ekipin sot por nuk do të fluturojë nesër për në Crotone ku Nerazzurrët përballen me ekipin që po lufton për të mbetur në Serie A.

Interi mund të fitojë Scudetton këtë javë nëse fitojnë ndaj Crotones dhe Atalanta nuk bën të njëjtën gjë kundër Sassuolos të dielën. /Telegrafi/