Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë. presidenti Ilir Meta ka marrë një telefonatë solidariteti nga homologu slloven, Borut Pahor, i cili i shprehu Presidentit Meta solidaritetin me popullin shqiptar, si dhe gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë që do të kërkohet nga autoritetet shqiptare.
Njoftimi i Presidencës së Sllovenisë
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i telefonoi sot Presidentit të Republikës Ilir Meta për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit shqiptar për pasojat tragjike që shkaktoi tërmeti në Shqipëri.
Presidenti Pahor i shprehu Presidentit Meta solidaritetin me popullin shqiptar, si dhe gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë që do të kërkohet nga autoritetet shqiptare. /Telegrafi/