Telegrafi

Presidenti slloven javën e ardhshme viziton Kosovën

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë njëditore në Kosovë.

Siç raportojnë mediat, vizita në Kosovë është konfirmuar nga kabineti i presidentit Pahor.

Në takimet që presidenti slloven do të ketë në Prishtinë pritet që të diskutohet rreth përgatitjeve për samitin Brdo-Brione

Kujtojmë se kjo është vizita e dytë e presidentit slloven Pahor në Kosovë, pas një vizite që kishte bërë gjatë viti 2018, në kuadër të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.