Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka zgjedhur një mënyrë të veçantë argëtimi.
Nën shoqërinë e miqve, kreu i shtetit shqiptar ka preferuar që këtë të shtunë të argëtohet në poligonin e qitjeve, shkruajnë mediat shqiptare.
Miku i tij Ilir Kulla në faqen e tij në “Facebook”, ka publikuar fotot ku Presidenti Ilir Meta ka marrë maksimumin, duke goditur 10, ndërsa ai vetë tre 9-ta.
Kulla shkruan: “Konkurrencë e fortë me presidentin në tabelë në poligon qitje, ai mori një 10 e unë tre 9-ta!”.