Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë i pranishëm në ‘Celtic Park’, në ndeshjen e Ligës së Evropës, mes Celtic dhe Ferencvaros.
Përpara ndeshjes, Meta mori vëmendjen e tifozëve vendas, pasi ai është i njohur edhe në Skoci për dashurin që ka për klubin e Celtic.
Pasi u fut në ‘Celtic Park’, ai ngriti lartë shallin e tij, ndërsa këndonte këngën “You’ll Never Walk Alone”, që është himn i këtij klubi.
Just magic!
You'll Never Walk Alone! #CelticFC💚 #CELFER #UEL #COYBIG 🍀 pic.twitter.com/KbGGwTS9NS— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) October 19, 2021
Meta gjatë ndeshjes ka postuar shumë video dhe foto në ‘Twitter’, nga kjo ndeshje.
Ai edhe në të kaluarën nuk e ka fshehur dashurin për klubin.
GOOOOOOOAL! 😍 @Kyogo_Furuhashi 👏👏#CelticFC💚 #CELFER #UEL #COYBIG 🍀 pic.twitter.com/LZA46bMZX0
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) October 19, 2021
Meta ka zbuluar në të kaluarën se dashuria e tij për Celtic filloi kur ndeshja e tyre me Partizanin e Tiranë u shfaq në TV në vitin 1979.
Mata në stadium ishte me Rudi Vatën (ish futbollist i kësaj skuadre) dhe djalin e tij.
Experiencing the extraordinary emotions that only Paradise can offer. I have beeing looking for so long to meet the most wonderful and extraordinary fans ever. We are the Celtic family. #CelticFC💚 #CELFER #UEL #COYBIG 🍀 pic.twitter.com/cz4qFnnBX9
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) October 19, 2021
Ndeshja u fituan nga Celtic me rezultat 2-0, duke e gëzuar Metën në fund, ndërsa Myrto Uzuni luajti 90 minuta për hungarezët, ndërsa Albian Ajeti nuk u paraqit fare te skocezët. /Telegrafi/
Ilir Meta, the President of Albania at Paradise this afternoon 🍀🇦🇱 pic.twitter.com/tuGano7PX4
— 🍀 Celtic1967.com 🍀 (@Celtic1967_com) October 19, 2021