Site icon Telegrafi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryetari i Junikut flasin për thellimin e bashkëpunimit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu.

Shehu rëndësinë e këtij takimi e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë, duke shtuar se e vizita e Presidentit Begaj është një vlerësim i angazhimit të tyre, si dhe një respekt i madh për të gjithë banorët e Komunës së Junikut.

Përveç falenderimit për mbështetjen nga shteti shqiptar, presidenti Begaj dhe kryetari Ruzhdi Shehu, kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes tyre në fushat e interesit të përbashkët, duke e cilësur këtë si një hap tejet të rëndësishëm.

Ndërsa pas takimit Begaj dhe Shehu kanë bërë nderime dhe kanë vendosur  kurora lulesh në memorialin kushtuar heronjve të rënë në Betejën e Koshares në krye me Sali Çekajn dhe Agim Ramadanin, si dhe pranë memorialit të dëshmorëve, heronjëve dhe martirëve të rënë në Junik.

Exit mobile version