Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, la të kuptohet njëherë për klubin e Ligës Premier që ai ‘mbështet’ në një intervistë me Piers Morgan.
78 vjeçari u inaugurua të hënën më 20 janar si president, në një ceremoni në rotondën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e vendit Uashington DC.
Ishte ngjarja e 60-të e këtij lloji dhe e dyta që përfshin Trumpin, i cili tani po fillon mandatin e tij të dytë si president i SHBA-së.
Duke folur me gazetarin dhe tifozin e Arsenalit, Piers Morgan në janar 2018, tema e futbollit u ngrit në një intervistë në ITV.
Gjatë intervistës, Trump zbuloi se si djali i tij Barron “e do” sportin përpara se Morgan të vinte në dyshim nëse ai ishte një tifoz i Arsenalit ndërsa zbuloi një fanellë të Gunners me ‘Trump 45’ të skalitur në anën e pasme.
“Kjo është e bukur, unë kam një djalë që e do këtë sport”, deklaroi Trump. “Dhe ai e do Arsenalin, apo jo?”, bëri pyetjen Morgan.
“A jeni edhe ju një tifoz i Arsenalit?” shtoi gazetari britanik. “Jo veçanërisht, jo”, u përgjigj Trump.
Morgan i zhgënjyer më pas bëri shaka se Trump kishte “vrarë ëndrrën” e tij. Megjithatë, askush nuk priste që njujorkezi të lë të kuptohet për mbështetjen e tij për një nga rivalët e Arsenalit në Ligën Premier.
“Kam një shok që është pronar i Manchester United ”, ka thënë presidenti amerikan.
“Shoku” të cilit Trump po i referohej ishte Edward Glazer, djali i Malcolm Glazer, i cili mban shumicën e aksioneve në United pasi babai i tij bleu klubin për 5.4 miliardë dollarë në 2005.
Në vitin 2023, Edward dhe pesë vëllezërit e motrat e tij shitën 25 për qind të 68 për qind e aksioneve të klubit te miliarderi tjetër, Jim Ratcliffe. /Telegrafi/