Telegrafi

Presidenti i Sevillas u befasua kur i thanë se Nasri mund të vijë te Sevilla

Samir Nasri është duke bërë paraqitje të mira te Sevilla.

Presidenti i klubit spanjoll, Jose Castro, ka thënë se është befasuar se kur i kanë thënë se francezi do të vijë te Los Rojiblancos.

Lexo po ashtu Ky është ‘magjistari’ i Sevillas dhe disa nga supertransferimet e tij (Foto)

“Kur Monchi më tha se ishte duke konsideruar transferimin e Nasrit, menjëherë mendova se ai është çmendur”, ka thënë Castro.

Në gjashtë paraqitje në La Liga francezi ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë. /Telegrafi/