Samir Nasri është duke bërë paraqitje të mira te Sevilla.
Presidenti i klubit spanjoll, Jose Castro, ka thënë se është befasuar se kur i kanë thënë se francezi do të vijë te Los Rojiblancos.
“Kur Monchi më tha se ishte duke konsideruar transferimin e Nasrit, menjëherë mendova se ai është çmendur”, ka thënë Castro.
Në gjashtë paraqitje në La Liga francezi ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë. /Telegrafi/