Telegrafi

Presidenti serb “humb veten” në Abu Dhabi – bëhet pjesë e një vallëzimi tradicional arab (Video)

Presidenti serb Tomislav Nikolic ka treguar aftësitë e tij në vallëzim, gjatë një vizite të fundit në Abu Dhabi, ku ai ka bërë një vallëzim tradicionale arab.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Nikolic ka luajtur një valle arabe në shtëpinë e nikoqirit të tij, drejtorit të Gjysmëhënës së Kuqe në Abu Dhabi.

Derisa presidenti serb ka vallëzuar, gruaja e tij Dragica i ka dhënë mbështetje me duartrokitje nga publiku. /Telegrafi/