Site icon Telegrafi

Presidenti serb ankohet pse Kosova është pranuar në KON

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka folur sot në Rio de Janeiro me kryetarin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach dhe gjatë bisedës ka shfaqur brengosjen pse KON, pa konsultim me Serbinë, ka lejuar që Kosova të bëhet anëtare e tij, përcjell Koha.net.

Nikoliq ka theksuar, njofton FoNet, se kjo “i ka goditur të gjithë banorët e Serbisë, pasi, sipas tij, anëtarësimi ngjan në përkrahje të pavarësisë” të ashtuquajturit shtet të Kosovës, e ka thënë kryetari serb.

„Do të vazhdojmë të marrim pjesë në të gjitha garat, por do të duhej të zbatoheshin disa nga parimet e vendosura siç është parimi lidhur me Tajvanin dhe të propozohen mënyra se si Kosova do të merrte pjesë në gara”, ka thënë Nikoliq.

„Ia kam tërhequr vërejtjen kryetarit të KON-it se është shumë vështirë të organizohen gara kualifikuese nëse në to do të merrnin pjesë përfaqësues të Serbisë e të Kosovës”, ka shtuar ai.

Exit mobile version