Telegrafi

Presidenti Sejdiu takoi misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës

Në takim u diskutua për rrjedhën e fushatës parazgjedhore dhe bashkëbiseduesit u pajtuan se e gjithë fushata është bërë në një frymë të tolerancës dhe të respektit të ndërsjellë.

Presidenti Sejdiu vlerësoi se është ndërtuar një kulturë dhe vetëdije e lartë politike në të gjitha subjektet pjesëmarrëse në këto zgjedhje. Ai falënderoi di Stasin dhe anëtarët e tjerë të delegacionit për mbështetjen që po i japin Kosovës në këtë proces.

“Kosova edhe kësaj radhe, me këtë proces zgjedhor, do të dëshmojë se është e gatshme të qeverisë vetveten”, tha presidenti Sejdiu.

Ndërsa, Di Stasi theksoi se edhe këtë herë pret të raportojë sukseset e këtij procesi zgjedhor, dhe kjo do të jetë një storie e suksesit jo vetëm për Kosovën, por për tërë Evropën.