Telegrafi

Presidenti Sejdiu bën thirrje për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë

“Aktet e tilla të dhunshme, pa marrë parasysh motivet dhe autorët që qëndrojnë prapa tyre, nuk i shërbejnë perspektivës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, theksoi presidenti Sejdiu.

Gjithashtu, ai i ftoi institucionet përgjegjëse për sigurinë në vend, KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe organet e hetuesisë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti, në mënyrë që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për sundimin e rendit dhe të ligjit, për ndërtimin e një shoqërie të lirë e demokratike që u krijon mundësi të barabarta të gjithë qytetarëve të saj dhe nuk do të lejojnë që aktet e tilla ta vënë në rrezik të ardhmen euroatlantike të vendit”, pohoi presidenti Sejdiu, duke u uruar shërim të shpejtë zjarrfikësve dhe qytetarëve të lënduar. /Telegrafi/