Presidenti i Santos, Marcelo Teixeira është gati të mirëpresë Neymarin në shtëpi.
Ndërsa agjentët ia kanë ofruar yllin brazilian skuadrave të Barcelonës dhe MLS, Teixeira ka deklaruar se Santos e ka fituar garën për nënshkrimin e lojtarit.
Veterani është rikthyer në Santos si lojtar i lirë pasi u lirua me pëlqim të ndërsjellë nga kontrata e tij me Al-Hilal.
Me një postim në Instagram, Teixeira deklaroi: “Më kujtohet sikur të ishte sot, kur kapiteni ynë i përjetshëm Zito, erdhi për të më treguar për një tjetër talent të zbuluar nga i dashuri dhe i paharruari Betinho. Emri i tij ishte Neymar. Një emër si i ndryshëm si talenti i tij dhe çfarë talenti”.
“Sa kënaqësi ishte të shikoja atë djalë të rritet dhe të bëhej gjeniu që pushtoi kombin santista, Brazilin dhe botën”.
“Ti, Neymar, u largove nga Vila Belmiro për të realizuar ëndrrat e tua. Por ke lënë një premtim që nuk e kemi harruar kurrë: ‘Unë po largohem, por do të kthehem'”.
Në videomesazhin e tij vijon: “Të kujtohet? Jam i sigurt që kjo frazë të ka shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe. Ka ardhur koha Neymar. Ka ardhur koha të kthehesh te njerëzit e tu. Në shtëpinë tënde, në klubin tonë të preferuar. Mirë se vini, Ney i vogël nga Vila Belmiro, ejani dhe jini të lumtur me fanellën tonë të shenjtë”, thuhet në videon e tij. /Telegrafi/