Site icon Telegrafi

Putin, Tony Blair e Mbreti i Jordanisë, në mesin e dhjetra liderëve botëror të përfshirë në ”Pandora Papers”

Pasuria dhe marrëveshjet e fshehta të udhëheqësve botërorë, politikanëve dhe miliarderëve kanë dalë në pah në një nga rrjedhjet më të mëdha të dokumenteve financiare.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rreth 35 udhëheqës të tanishëm dhe të mëparshëm dhe më shumë se 300 zyrtarë publikë janë paraqitur në dosjet të quajtura Pandora Papers.

Dokumentet zbulojnë se Mbreti i Jordanisë, grumbulloi fshehurazi 70 milionë funte të pronës së Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.

Ato gjithashtu tregojnë se si ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe gruaja e tij kursyen 312 mijë funte në tarifë kur blenë një zyrë në Londër.

Dokumentet gjithashtu tregojnë presidentin rus, Vladimir Putin me asetet sekrete në Monako dhe tregon se kryeministri çek Andrej Babis – përballë zgjedhjeve këtë javë – nuk arriti të deklarojë një kompani investimesh nga jashtë e përdorur për të blerë dy vila për 12 milionë funte në jug të Francës.

Dokumentet e fundit vijnë në një sërë rrjedhjes gjatë shtatë vjetëve të fundit, pas FinCen Files, Paradise Papers, Panama Papers dhe LuxLeaks. /Telegrafi/

Exit mobile version