Site icon Telegrafi

Presidenti rus pohon se edhe miqtë e tij ndonjëherë nuk i besojnë se është Putini i vërtetë

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se edhe miqtë e tij ndonjëherë nuk janë të sigurt se kush është ai, për shkak të thashethemeve të shumta se ai përdor sozi në paraqitjet e tij të shumta.

Putini po fliste para një audience në Chukotka, në lindjen e largët të Rusisë, kur i bëri komentet, transmeton Telegrafi.

“Kur shpesh herë takoj shokët e mi të klasës ose kolegë të universitetit, ata shpesh më shikojnë dhe më thonë, ‘nuk e besoj, a je në të vërtetë ti apo jo?’”, deklaroi presidenti rus.

“Një person nuk e di gjithmonë se si do të sillet kur e gjen veten në një nivel të caktuar përgjegjësie”.

Komentet e tij vijnë pas thashethemeve të shumta që presidenti rus përdor sozi të shumta në paraqitjet e tij publike.

Madje, në shumë raste teoritë konspirative shkojnë deri në atë pikë sa thuhet se Putini ka vdekur dhe dikush tjetër paraqitet në vend të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version