Ish-presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi, i cili u rrëzua nga ushtria në vitin 2013, ka vdekur në gjykatë, thotë televizioni shtetëror, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Atij njoftohet se i ra të fikët pas një seance gjyqësore ku ishte duke u përballur me akuzat e spiunazhit dhe më pas vdiq. Ai ishte 67 vjeç.
Morsi u rrëzua pas protestave masive një vit pasi mori detyrën si kreu i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend.
Morsi, 67 vjeç, një figurë e lartë në Vëllazërinë Myslimane, u rrëzua nga ushtria në vitin 2013 pas protestave masive.
Ai kishte shërbyer një dënim shtatëvjeçar për falsifikimin e aplikimit për kandidaturën e tij për garën presidenciale të vitit 2012, shkruan The Guardian. /Telegrafi/