Telegrafi

Presidenti i rinisë ka një mesazh: Partitë politike mos t’i përdorin të miturit në fushata (Video)

Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës,Avdullah Hasani përmes një video mesazhi ka kërkuar nga liderët politikë në Kosovë që mos t’i përdorin të miturit në fushata dhe mos t’i përdorin ata vetëm si imazh i bukurë.

Po ashtu Hasani, ka kërkuar nga liderët poltikë që mos t’i mbushin sallat më të mitur, vetëm sa për t’u dukur numër.

Hasani këtë thirrje publike e ka bërë në mbrojtje të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.