I pari i Filipineve po refuzon të jetojë në pallatin presidencial që ndodhet në Malina, sepse po beson që godina është e mbushur me fantazma.
Rodrigo Duterte nuk do të shkojë në ‘Malacanang Palace’, që është ndërtuar në vitin 1970, që ishte shtëpi e presidentëve të vendit.
Sipas të sapozgjedhurit, ky vend në të cilin kanë jetuar diktatori Fernand Marcos dhe gruaja tij Imelda, derisa u dëbuan nga ‘Fuqia e Popullit’, është i ‘mbushur me aktivitete negative’.
Në të ashtuquajturën ‘dhomë e zezë’ të këtij pallati, janë torturuar dhe vrarë shumë njerëz, ndërsa ‘shpirtrat e tyre, ende lëvizin nëpër godinë’.
Shërbyesit e pallatit, kanë thënë se i kanë parë fantazmat e ish-presidentëve Manuel Quezon dhe Manuel Roxas.
Ndryshe, presidenti Rodrigo i cili ka zgjedhur të jetojë në një shtëpi modeste në kryeqytet, i ka shpallur luftë krimit të organizuara, ndërsa ka premtuar se do ta eliminojë korrupsionin brenda gjashtë muajve. /Telegrafi/